Sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës kanë vrarë 42 njerëz, pasi ushtria izraelite ka vijuar rrethimin përreth spitaleve dhe vendet kur strehohen refugjatët.
Nga të paktën 42 persona të raportuar të vrarë nga sulmet ushtarake izraelite në të gjithë enklavën të mërkurën, 37 ishin në veriun e Gazës.
Forcat izraelite filluan operacionin në veri rreth tre javë më parë përpër ta parandaluar rigrupimin e terroristët të Hamasit.
Operacioni është intensifikuar prej kur kreu i Hamasit, Yahya Al-Sinwar, u vra nga një sulm izraelit një javë më parë.
Aleatët e Izraelit, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se shpresojnë se vdekja e Sinwarit mund të ofrojë mundësi të re për paqe, duke ia mundësuar Izraelit të deklarojë se ka arritur disa nga synimet e tij kryesore në Gaza.
Deri më tani forcat izraelite duket se vetëm sa e kanë intensifikuar sulmin e tyre, sidomos në veri të Gazës aty ku Izraeli thotë se terroristët e Hamasit po vendosen në rrënojat e zonave që ishin ndër të parat që u sulmuan nga kundërsulmi i Izraelit vitin e kaluar.