QEVERIA KA NJË MUAJ KOHË PËR TË PROPOZUAR NJË ZGJIDHJE TË RE PËR PENSIONET

Sot, Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar vendimin e mëparshëm për anulimin e dispozitës së nenit të Ligjit për PIO, me të cilin e drejta e pensionit të pleqërisë fitohet me të paktën 15 vjet përvojë dhe 66 vjet për meshkujt, ose 64 për gratë.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar që Qeveria të paraqesë në Kuvend brenda një muaji projektligjin që do të rregullojë të drejtën e pensionit të pleqërisë të të siguruarve në përputhje me Kushtetutën.

Gjykata sqaroi se sot kanë shqyrtuar kërkesat për rishqyrtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin e gjyqtares Snezhana Armenko, Unionit të Sindikatave të Lira dhe gjyqtarit Millorad Gogiq.

Gjykata me shumicë votash vendosi që të miratojë kërkesën për rishqyrtim të vendimit të gjyqtarit Millorad Gogiq, pas së cilës është marrë vendim për shfuqizimin e dispozitave të nenit 17 paragrafit 1 të Ligjit për PIO.

Sot, Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 17, paragrafi 2 i Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor (PIO), i cili përcakton se i siguruari fiton të drejtën e pensionit të pleqërisë me 40 vjet përvojë dhe 61 vite jetë.

Gjykata Kushtetuese sot ka refuzuar edhe kërkesën për pezullimin e zbatimit të dispozitave të kontestuara të Ligjit.

“Refuzohet edhe kërkesa për pezullimin e ekzekutimit të akteve individuale dhe veprimeve të miratuara në bazë të dispozitave kontestuese të Ligjit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

SHARE