Rritja e ekonomisë malazeze këtë vit prej gati shtatë për qind është nxitur nga konsumi privat dhe rimëkëmbja e turizmit, ndërsa paqëndrueshmëria politike dhe inflacioni mbeten rreziqet kryesore të brendshme, sipas Bankës Botërore (BB). Mark Tobias Schiffbauer, ekonomist i lartë i Bankës Botërore, tha se rritja ekonomike u rikuperua vitin e kaluar në 13 për qind dhe se parashikohet që këtë vit të shohim një rikuperim të vazhdueshëm me normën më të fortë të rritjes në rajon në 6.9 për qind. Ai deklaroi se në këtë konsum kanë kontribuar pagat më të larta nominale dhe reformat tatimore dhe në rritjen e tij ka kontribuar edhe migrimi që ka ndodhur në rajon. Ekonomisti i BB në Mal të Zi, Millan Lakiçeviq, tha se deficiti fiskal vlerësohet të rritet në 4.9 për qind. Lakiçeviq tha se perspektivat për rritje janë pozitive, megjithëse pritet të ngadalësohet në 3.4 për qind në vitin e ardhshëm dhe 3.1 për qind në vitin 2024.