ABAZOVIQ NË SAMITIN E DYTË TË PLATFORMËS SË KRIMESË

Kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, mori pjesë në samitin e dytë të platformës së Krimesë, me ftesë të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski. Nga Kabineti i Abazoviqit njoftuan se platforma e Krimesë u mbajt për herë të parë vitin e kaluar në Kiev dhe se ajo mblodhi së bashku një numër të madh të presidentëve të shteteve, kryeministrave, ministrave dhe zyrtarëve evropianë e ndërkombëtarë. “Përmes iniciativës së platformës së Krimesë, ndër të tjera, ajo dënon dhe i bën thirrje Rusisë të ndalojë agresionin e saj ushtarak kundër Ukrainës, të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe humanitare, si dhe të drejtat e pakicave, por edhe të çlirojë Krimenë dhe ta kthejë atë në kujdesin e Ukrainës”, thuhet në deklaratë. Nga kabineti është kumtuar se samiti i këtij viti, për shkak të ngjarjeve të luftës, u organizua në format online.

SHARE