SHKURTOHET MANDATI I KUVENDIT TË KRYEQYTETIT

Shumica e këshilltarëve të Kuvendit të Kryeqytetit votuan shkurtimin e mandatit të parlamentit vendor.

Gjithsej 32 këshilltarë votuan, 31 pro dhe një kundër. Për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Kryeqytetit votuan këshilltarët e PDS-së, Socialdemokratëve, Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi, Partisë Liberale, Partisë Demokratike të Romëve, Lëvizjes për Podgoricë, LQ URA dhe një këshilltar i Lëvizjes për Ndryshim.

Në seancën e Kuvendit të Kryeqytetit është diskutuar nisma për shkurtimin e mandatit të parlamentit vendor.

Kryetarja e Kuvendit Jelena Boroviniq Bojoviq pas votimit tha se shpreson që qytetarët e Podgoricës të shprehin vullnetin dhe gjykimin e tyre për subjektet politike në zgjedhje. 

“Unë nuk shoh ndonjë arsye që dikush të jetë i zemëruar për zgjedhjet sepse qytetarët u zgjodhën vetëm një vit më parë dhe më pas PDS-ja u dërgua në të kaluarën politike pas gati tre dekadash qeverisje”, tha ajo.

SHARE