KUVENDI E KA MIRATUAR REBALANCIN E BUXHETIT

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë miratuar mbrëmë ndryshimet dhe plotësimet e ligjit e buxhetit për këtë vit, me të cilat Qeveria duhet të sigurojë mjete stabile deri në fund të vitit, por edhe të krijojë parakushte juridike për huazime plotësuese.

Për rebalanc të buxhetit kanë votuar 42 deputetë të koalicionit në pushtet, kurse nuk ka pasur vota kundër dhe as të përmbajtur.

Ministri i financave Darko Radunoviq duke ua arsyetuar deputetëve rebalancin e propozuar ka theksuar se rënia reale e Bruto prodhimtarisë së brendshme në Mal të Zi në këtë vit vlerësohet 6.8%, kurse në vitin e ardhshëm pritet rritje e pjesërishme e ekonomisë për 4.9%.

Të ardhurat burimore të buxhetit , siç ka shtuar do të jenë 17% më të ulëta dhe ato do të jenë 1.7 miliard euro ose 37% të Bruto prodhimtarisë së brendshme.

Genci Nimanbegu ka theksuar se rebalanci i propozuar duhet të jetë i tillë me qëllim që barrën e krizës të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ta ndajnë së bashku të gjithë, respektivisht punëtorët dhe punëdhënësit, por vende e punës duhet të ruhen.

Ministri i financave Darko Radunoviq ka theksuar se Qeveria me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të ligjit për buxhetin për këtë vit do të duhej të sigurojë mjete të mjaftueshme deri në fund të vitit si dhe një dozë të caktuar të rezervave buxhetore.

SHARE