Mali i Zi dhe askush tjetër nuk do të përfitojë asgjë nga Rezoluta jodetyruese dhe nuk do të ketë asnjë dëm dhe ne duhet të fokusohemi në lidhjen dhe mirëkuptimin më të mirë mes vete, tha kryeministri Millojko Spajiq në përgjigje të pyetjes se çfarë do të përfitojnë Mali i Zi dhe rajoni nga miratimi i rezolutës së djeshme për Srebrenicën.
I pyetur nëse si kryetar i Lëvizjes „Evropa Tani“ do ta përkrahë njoftimin e kryetarit të Kuvendit Andrija Mandiq për kthimin e trengjyrëshit dhe gjuhës serbe, ai tha se nuk e kishte parë atë iniciativë, por që nuk kanë problem me këtë.
“Nuk e kam parë një iniciativë të tillë, nuk e kemi problem nëse ndonjë iniciativë ua rrit të drejtat disa njerëzve dhe nuk është në kurriz të të tjerëve, ne si parti nuk e kemi problem por thelbi i çështjes është ekonomia, për t’u kthyer si fokus absolut në Mal të Zi. Jemi të ngopur me tema kombëtare, rezoluta, duhet të merremi me jetë, gjëra konkrete, e kuptoj që lexuesi kërkon gjëra të tjera, por qytetarët vlerësojnë disa gjëra të tjera”, tha Spajiq.
Ai tha gjithashtu se Mali i Zi duhet të udhëheqë një politikë neutrale, pajtuese dhe se ne jemi të respektueshëm ndaj të gjitha interesave në rajon.