KRYETARJA E PËRGJITHSHME E OSBE-së DO TË VIZITOJ MALIN E ZI MË 25 DHE 26 MAJ

Kryetarja e Përgjithshme e OSBE-së, Ministrja e Jashtme Suedeze EN Linde, do të vizitojë Malin e Zi më 25 dhe 26 maj. “Vizita e Lindës do të përqëndrohet në aspektet kryesore të punës së OSBE-së dhe mbështetjen e ofruar nga Misioni i OSBE-së për zhvillimin e vendit pritës në drejtim të sigurisë rajonale, lirive themelore, sundimit të ligjit dhe barazisë, forcimin e paqes dhe sigurisë së grave dhe rëndësinë të fuqizimit ekonomik të grave. Ajo gjithashtu do të theksojë rëndësinë e qeverisjes së mirë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar,” thuhet në deklaratën e OSBE-së.

SHARE