CUNGU URON BESIMTARËT FITËR BAJRAMIN

Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, uroi besimtarët për Fiter Bajramin, duke dëshiruar që paqja, mëshira dhe dashuria të mbizotërojnë.

Siç thekson, dje ishte dita e fundit e një muaji përplot me lutje, mëshirë, bamirësi, sakrificë e përpjekje “për t’i rifreskuar raportet me Zotin dhe të afërmit tuaj.”

” Njëkohësisht uroj që Zoti i Lartësuar të ua ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar dhe gjithashtu t’i shpërblejë me të mirat e Tij të gjithë besimtarët musliman,” thuhet në urimin e Cungut.

SHARE