Foto: AA
Qeveria e Shqipërisë ka shpallur 26 prillin ditë zie kombëtare në nderim të Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë, transmeton Anadolu.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë të miratuar sot thuhet se është vendosur “Shpallja ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje”.
Kujtojmë se Papa Françesku e ka vizituar Shqipërinë në shtator të vitit 2014.
Më 21 prill, në moshën 88-vjeçare ndërroi jetë udhëheqësi i Kishës Katolike dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku.
Vatikani ka konfirmuar se ceremonia mortore për Papa Françeskun do të mbahet të shtunën, më 26 prill.