EKONOMIA BRITANIKE HYN NË GJENDJE LUFTE

Britania e Madhe është zotuar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5%. Duke qëndruar përkrah liderit të NATO-s, Jens Stoltenberg në një bazë ushtarake në Poloni, kryeministri britanik Rishi Sunak tha se përreth gjashtë viteve do të rritet prodhimi për municionet, duke e bërë Britaninë shpenzuesin e dytë më të madh të mbrojtjes në NATO.

“Së pari, ne do ta vendosim industrinë e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në një bazë lufte. Ne do të rrisim shpenzimet e mbrojtjes mbi 2% të PBB-së deri në vitin 2030. Gjatë gjashtë viteve të ardhshme ne do të investojmë deri në 75 miliardë paund në mbrojtjen tonë.”

Ai tha se një nga mësimet kryesore të luftës në Ukrainë ishte se vendet kishin nevojë për rezerva më të mëdha municionesh dhe se vendet duhej të jenë në gjendje t’i rimbushnin ato më shpejt. Mes të tjerash Rishi Sunak u shpreh se Britania do t’i dërgojë Ukrainës një gjysmë miliard paund shtesë, mbështetje këtë vit.

Duke qëndruar së bashku me homologun e tij polak Donald Tusk gjatë vizitës së tij në Varshavë, Sunak shtoi se Britania po vendoste gjithashtu mbi 16,000 trupa britanike në Poloni si pjesë e stërvitjes së NATO-s “Steadfast Defender”.

Ndërkaq mes të tjerash Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se SHBA-ja mbetet një aleat “i vendosur dhe besnik” i NATO-s.

“Një NATO e fortë është e mirë për Evropën. Por një NATO e fortë është gjithashtu e mirë për Shtetet e Bashkuara. Së dyti, të gjithë aleatët, po i ofrojmë mbështetje të paprecedentë Ukrainës dhe kjo është vetëm një pjesë e buxhetit të mbrojtjes. Ne nuk kemi ushtarë të NATO-s në rrezik. Mbështetja e Ukrainës nuk është bamirësi, mbështetja e Ukrainës është një investim në sigurinë tonë.”

Kryeministri Rishi Sunak me kancelarin gjerman Olaf Scholz, për të cilin udhëheqësi britanik shpreson se do të thellojë bashkëpunimin për sigurinë, pasi ai njoftoi lëvizjen e Londrës për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

SHARE