DUKAJ: FORCIM I BASHKËPUNIMIT NDËRMJET KROACISË DHE MALIT TË ZI NË FUSHËN E ADMINISTRATËS PUBLIKE

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka takuar ministrin e Drejtësisë dhe Administratës së Kroacisë, Ivan Malenica, ku temat kryesore të takimit konstruktiv kanë qenë reforma e administratës publike, menaxhimi i cilësisë në administratën publike, Akademia Digjitale, motivimi dhe mbajtja e kuadrit, e të tjera.

Të dyja palët shprehën pritshmërinë që bashkëpunimi mes Malit të Zi dhe Kroacisë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, përmes zbatimit të programeve dhe projekteve të përbashkëta, si dhe se dy vendet do të forcojnë bashkëpunimin dhe do të vazhdojnë të shkëmbejnë praktikat dhe përvojat më të mira në fushën e reformës së administratës publike, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe kontrollin e cilësisë së administratës publike.

Dukaj prezantoi prioritetet, synimet dhe detyrat e Ministrisë së Administratës Publike, me theks në reformën e administratës publike, procesin e decentralizimit dhe fuqizimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për Kroacinë për mbështetjen e fuqishme politike dhe eksperte ndaj Malit të Zi, veçanërisht në procesin e integrimit evropian.

Malenica theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe përshëndeti aktivitetet e ndërmarra nga Mali i Zi në këtë drejtim.

Në vazhdim ai prezantoi projektin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Administratës lidhur me vetëqeverisjet lokale me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të vetëqeverisjes lokale.

SHARE