Huawei Mate Xs 2 do të lansohet më 28 prill

Ndërsa Samsung duket i vendosur të dominojë tregun e telefonave inteligjentë të palosshëm me Galaxy Z Fold dhe Galaxy Z Flip, Huawei do të prezantojë modelin e tij të ri brenda pak ditësh: Mate Xs 2.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, do të jetë 28 prilli data kur marka kineze do të prezantojë Mate Xs 2.

Megjithatë, është e vështirë të dihet nëse ky i fundit do të ndjek “filozofinë” e paraardhësve të tij.

Mbetet të dihet pamja e këtij smartphone të ri të palosshëm që do të vijë, por edhe çmimi i shitjes së tij. /Telegrafi/

SHARE