SHBA DO TË VAZHDOJNË TA PËRKRAHIN MALIN E ZI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta përkrahin Malin e Zi si mikë , partner dhe aleatë në forcimin e sistemit të tij shëndetësor dhe të ekonomisë në luftën kundër pasojave të shumta të pandemisë Covid 19, ka deklaruar ambasadorja e SHBA në Mal të ZI Xhudi Raizng Rajnke.

Ajo ka deklaruar për gazetën “Dan” se Qeveria amerikanë ka ndarë 300 mijë dollarë si ndihmë shëndetësore për zbutjen e përhapjes së epidemisë së Covid 19 në Mal të Zi.

“Këto 300 mijë dollarë si ndihmë e USAID-it janë pjesë e investimeve afatgjate amerikane në Mal të Zi në shumë të përgjithshme për mbi 332 milion dollarë , përfshirë këtu edhe mbi 1 milion dollar për sistemin shëndetësorë” ka theksuar Rajnke.

Ajo ka shtuar se SHBA , përmes agjencisë amerikane për zhvillimin ndërkombëtarë , USAID bashkëpunon me Qeverinë e Malit të Zi , me partnerët humanitarë ndërkombëtarë dhe me akterët e tjerë në identifikimin e zonave prioritare për mbështetje.

SHARE