Deputetja e Partisë Socialdemokrate Draginja Vuksanoviq Stankoviq dha dorëheqje nga ajo pozitë.
Për këtë ajo sot ka njoftuar kryetaren e Kuvendit Danijela Gjuroviq.
Vuksanoviq Stankoviq njoftoi të dielën se do të japë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake dhe politike, për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet presidenciale.
Ajo fitoi 3.15 për qind të votave në ato zgjedhje.