Sot Qeveria e Malit të Zi solli Vendimin për bujqit e Malësisë, të cilët u prekën nga dëmet e breshërit.
Siç deklaroi kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social “Facebook” ndihma nga Qeveria është me vlerë prej 500.000,00 € ndërsa nga buxheti i komunës së Tuzit do të ndahen 300.000,00 €, pra total 800.000,00 €.
“Këto e shumë aktivitete që kemi ndërmarr gjatë këtyre katër viteve,më se miri e dëshmojnë përkushtimin tonë për Bujqit në komunên e Tuzit. Në të adhmën edhe më fuqishëm do të vazhdojmë mbështetjen për qytetarët tonë në çdo fushë,” theksoi Gjeloshaj.
Postimi i kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj:

