MASAT EPIDEMIOLOGJIKE MBETEN NË SHKOLLA

Masat kundër epidemisë në institucionet arsimore mbeten në fuqi, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Bëhet me dije se përfaqësuesit e ISHP-së dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit kanë diskutuar për situatën aktuale epidemiologjike dhe masat aktuale. “Me atë rast është arritur një konkluzion i përbashkët se masat aktuale anti-epidemike në institucionet arsimore mbeten në fuqi”, theksuan nga ISHP. Ata thanë se Instituti, si edhe më parë, do ta monitorojë situatën epidemiologjike dhe do të propozojë masa adekuate kundër epidemisë në përputhje me të. Të rikuujtojmë se në institucionet arsimore është e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse në fytyrë që mbulon hundën dhe gojën. Njëkohësisht është i detyrueshëm dezinfektimi i duarve në hyrje/dalje, si dhe masa të tjera për ruajtjen e higjienës personale të nxënësve dhe punonjësve, kurse orët e mësimit zgjasin 30 minuta.

SHARE