TAKIMI I KOMITETIT TË STABILIZIM-ASOCIIMIT NESËR NË BRUKSEL

Mbledhja e dymbëdhjetë e Komitetit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian do të mbahet nesër në Bruksel, në format hibrid, njoftoi Qeveria. Nga ana malazeze takimin do ta hap ministrja e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit dhe koordinatorja e punës së Ministrisë së Çështjeve Evropiane, Ana Novakoviq Gjuroviq, dhe në emër të Komisionit Evropian, shefi i Njësisë D2 për Mali i Zi dhe Serbia në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michael Miller. “Temë e takimit do të jetë shqyrtimi i gjendjes dhe progresit të arritur në kuadër të nënkomisioneve sektoriale dhe reforma e administratës publike në drejtim të harmonizimit me çështje ligjore të BE-së, si dhe rezultatet e arritura nga Mali i Zi në drejtim të reformat institucionale, legjislative, politike dhe ekonomike, së bashku me projeksionin e aktiviteteve të planifikuara, nga mbledhja e fundit e Bordit në janar 2022”, thuhet në njoftim.

SHARE