Mr Anton Gjokaj u shpall nga Ministria e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik shkencëtari i ri më i suksesshëm në Mal të Zi për këtë vit. Në kategorinë e shkencëtarit të ri më të suksesshëm nën 30 vjeç, Komisioni propozoi kandidatin Mr Anton Gjokaj, bashkëpunëtor pedagogjik në Fakultetin e Shkencave Matematikore – Natyrore, pranë Universitetit të Malit të Zi. Në vitin 2022, Gjokaj arriti rezultate të dukshme në punën kërkimore-shkencore duke botuar dy punime shkencore si autori i parë në revista nga lista SCl/SCIE, me një faktor ndikimi më të madh se zero. Punimet paraqesin rezultatet e kërkimëve të doktoraturës. Kriteret e vlerësimit për çmimin për shkencëtarin e ri deri në 30 vjeç, të përcaktuara me Rregulloren për kushtet dhe kriteret përkatëse për dhënien e çmimeve për arritje shkencore, si dhe shumat e shpërblimit {,,Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, numër 124/22), Komisioni është i mendimit se kandidati i propozuar ka arritur rezultatin më të mirë në mesin e kandidatëve të regjistruar. Gjegjësisht, Gjokaj ka publikuar rezultatet e hulumtimit të doktoraturës në një revistë nga lista SCl/SCIE, në një punim ku ai është autori i vetëm, ndryshe nga kandidatët e tjerë.
Me këtë rast, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, e ka përgëzuar Gjokaj për çmimin që ka marrë nga ana e Ministrisë së Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik. Në postimin e kryetarit Gjeloshaj, ndër të tjera thuhet: “Të rinjtë tanë gjithnjë e më shumë po na përfaqësojnë në mënyrën më dinjitoze në të gjitha fushat e veprimit të tyre, që nga sporti, arti, kultura, e deri tek ajo që për një shumicë të madhe është “e paarritshme”, – shkenca. Si kryetar i Komunës së Tuzit isha, e tani jam plotësisht i bindur se resurset tona, për të cilat na bindnin se nuk i kemi, bazohen para së gjithash në të rinj të tillë, që për çdo ditë po na bëjnë krenarë me arritjet e tyre dhe që po bëhen shembull jo vetëm për gjeneratat tona të reja, por shumë më gjerë. NGA ZEMRA URIME, ANTON GJOKAJ!”