JOKSIMOVIQ: MBANI MASKAT, MERRENI DOZËN E TRETË TË VAKSINËS, ANULONI FESTIMET

Epidemiologu Millko Joksimoviq apelon tek qytetarët që të mbajnë maskë kudo jashtë shtëpisë së tyre dhe nëse është e mundur edhe sa më cilësore.  Ai rekomandon që qytetarët të marrin sa më shpejt të jetë e mundur edhe  dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit. “Përdorni certifikatën e Covid-it vetëm për qëllime administrative dhe mbani maskën me po aq ndërgjegje, pavarësisht nëse jeni vaksinuar ose keni kaluar virusin.  Maska zvogëlon rrezikun e infektimit dhe transmetimit, dhe vaksina tani vjen si një faktor që ul ndjeshëm rrezikun për t’u sëmurur rëndë dhe kjo nuk është gjë e vogël”, ka shkruar Joksimoviq në Twitter. Le të shpresojmë, shtoi ai, se Omicron do të japë pamje klinike më të lehta, megjithëse nuk jemi aspak të sigurt, veçanërisht te të pavaksinuarit dhe ata që nuk kanë pasur më parë COVID-19. “Anuloni festimet e natës së Vitit të Ri dhe të gjitha festat jashtë shtëpisë tuaj, mos bëni tubime as në shtëpinë tuaj, sepse ajo që tha OBSH është më e mirë një tubim i anuluar sesa një jetë e anuluar.  Na duhet kohë për të parë se si do të shkojë kjo dhe duhet të blejmë kohë duke bërë gjithçka që mundemi për të reduktuar shpejtësinë e përhapjes së Omicron dhe për t’i dhënë mundësinë sa më shumë njerëzve që të marrin dozën e tretë para se të jetë tepër vonë,” përfundoi Joksimoviq.

SHARE