MALI I ZI DO TË RIFITOJË LIDERSHIPIN NË INTEGRIMIN NË BE

Pas disa vitesh stagnimi, Mali i Zi hap pas hapi do të rifitojë lidershipin e tij në integrimin europian, tha zëvendëskryeministri dhe kreu i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj me rastin e kompletimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se më shumë se dy të tretat e deputetëve e kanë mbështetur Resulbegoviqin.

Kjo, siç shtoi Gjeoshaj, është përgjegjësi e madhe për Resulbegoviqin dhe nder i madh për shqiptarët.

“Më vjen mirë që të gjithë përfaqësuesit autentikë të shqiptarëve dhe kroatëve votuan për përfaqësuesin e pakicave në Gjykatën Kushtetuese, si dhe më vjen keq që Partia boshnjake dështoi sërish në testin e pjekurisë politike,“ theksoi Gjeloshaj.

Ai shtoi se koha e shqiptarëve veçse ka filluar, por jo vetëm për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare, por për profesionalizmin, dijen dhe përkushtimin e tyre ndaj shtetit dhe vlerave euroatlantike.

„Në BE mund të arrijmë vetëm së bashku, pa rrugë të shkurtra, pa përçarje, por me punë të përbashkët, përkushtim, profesionalizëm dhe përmbushje të të gjitha kritereve të nevojshme për anëtarësim,“ përfundoi Gjeloshaj.

SHARE