PREZANTOHET FILMI DOKUMENTAR “SHEJLLA”

Shoqata e aktrimit “Arlekin” nga Podgorica me mbështetjen e Qendrës për Edukim Qytetar bëri prezantimin e parapremijerës së filmit dokumentar “Shejlla” të autorit Velibor Çoviq. Filmi mbrëmë për herë të parë u paraqit para një numri të caktuar të mysafirëve, kryesisht të përfaqësuesve të lartë zyrtarë vendas dhe të huaj si dhe në prani të prindërve dhe familjarëve të Shejllës. Shfaqja e filmit nuk la indifferent asnjë njeri në sallë. Dhimbja, emocionet dhe lotët shiheshin në fytyrën e secilit. Për pak çaste mbizotëroi heshtja.

SHARE