VRITEN GJATË LUFTIMEVE NË UKRAINË DY TË RINJ ME ORGJINË SHQIPTARE

Dy ushtarë me origjinë shqiptarë janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë.

Lajmin e hidhur e ka ndarë Pandeli Majko, i cili me anë të një postimi në rrjet, thotë se ka qënë Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin, i cili e ka njohur me lajmin e hidhur.

Ushtarët e diasporës shqiptare ishin, Dermentli Anatoly dhe Haydarzhy Danylo, të cilët kishin shkuar vullnetarisht në luftë por humbën jetën gjatë misionit.

“Ukraina, nga sot, ka edhe dy djem, nga rradhët e diasporës shqiptare të cilët kanë rënë në luftë. Ata ishin ushtarë në ushtrinë e Ukrainës, të cilët luftuan dhe dhanë jetën në krye të detyrës si heronj”, shkruan ai.

Majko Dermentli Anatoly ishte nga fshati shqiptar i Karakurtit, në rajonin e Odesës. Ai kishte lindur më 3 shtator 1980. U mobilizua në Brigadën e mekanizuar Nr.118 në rajonin e Zaporozhias. Në 15 tetor, humbi jetën, në një mision luftimi.

Haydarzhy Danylo u lind në një familje shqiptare në 26 janar 2002 në fshatin Georgivka, rajoni i Zaporozhias.

Ai ishte fëmija i dytë në familjen e tij, cila aktualisht, jeton ende në zonën e okupuar nga trupat ruse. Kur filloi lufta ai ishte në Poloni.

Në verën e 2022, ai shkoi vullnetarisht për tu mobilizuar, por u refuzua (për shkak të moshës).

Në vitin 2023 pas ditëlindjes së 21-të ai aplikoi sërish dhe shërbeu vullnetarisht në Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Ai shërbeu në njësinë ushtarake A290 dhe humbi jetën në zonën e luftimeve në fshatin Liman, në rajonin e Kharkivit.

Ndërsa sqarohet se ceremonistë funerale të dy djemve me origjinë shqiptare janë zhvilluar dje në qytetin e Zaporozhias.

Në ceremoninë e varrimit pranë flamurit të Ukrainës është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar.

Origjinën e tyre dy djemtë e kishin të shprehur edhe përmes tatuazheve me shqiponjë që mbanin në trupin e tyre.

SHARE