Komuna e Tuzit ka njoftuar sot se filmi shumë i kërkuar nga të gjithë – ,,Në kuadër të dashurisë”, vjen në Tuz.
Shfaqja e premierës do të jetë më 30.10.2023.
„Mos e humbisni shansin të jeni pjesë e premierës së parë e filmit, Komuna e Tuzit dhe QKI ,,Malësia’’ realizojnë, ku përveç se do shihni filmin, do keni mundësinë të takoheni me aktorët kryesorë të filmit si dhe me stafin,“ thuhet në njoftim.
Nga ana tjetër, rikujtojmë se filmi do të shfaqet edhe në vende të tjera nëpër botë, aty ku ka shqiptarë. Nëntori po ashtu rezervon shumë data shfaqjesh si në Europë ashtu dhe në botë, në Zvicër, Angli, Gjermani, Itali, Suedi, SHBA dhe Kanada…