NGA MESNATA, DERIVATET DO TË JENË MË TË LIRA

Të gjitha llojet e karburanteve nga mesnata do të lirohen nga tre deri në katër cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale.

Eurosuper 95 dhe 98 do të lirohen me katër cent secili dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1,54 euro dhe 1,58 euro.

Çmimi i Eurodieselit do të jetë tre centë më i ulët dhe do të arrijë në 1.58 euro.

Nafta për ngrohje do të bëhet më e lirë me katër cent dhe do të kushtojë 1.54 euro.

Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 10 tetor, kur të gjitha llojet e karburanteve u liruan nga tre deri në njëmbëdhjetë cent.

Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën e përcaktimit të çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës, llogaritja e radhës duhet të bëhet më 6 nëntor, ndërsa vlerat e mundshme të ndryshuara të derivateve të naftës do të jenë të vlefshme nga 7 nëntori.

SHARE