Qendrat e votimit janë mbyllur në Podgoricë dhe 13 komuna të tjera, ku sot janë mbajtur zgjedhjet lokale. Zgjedhjet u mbajtën në Podgoricë, Tivar, Bijello Pole, Plevle, Rozhajë, Budva, Danillovgrad, Zetë, Tivat, Plavë, Kollashin, Zhablak, Pluzhine dhe Shavnik. Të drejtë vote kishin rreth 350 mijë qytetarë. Qendra për Tranzicion Demokratik, e cila monitoroi zgjedhjet, njoftoi se ishte një ditë zgjedhjesh paqësore dhe problemet më serioze u regjistruan në Shavnik. Zëvendës drejtoresha e programit të QTD-së, Millena Gvozdenoviq, tha se votimi as nuk ka filluar në katër vendvotime në Shavnik, ose ato janë mbyllur për shkak të konflikteve në vendet e votimit.
Pjesëmarrja në orën 20:00
Sipas të dhënave të QTD, në kryeqytet kanë votuar gjithsej 69.3 për qind e votuesve të regjistruar.
Kjo është një pjesëmarrje më e lartë krahasuar me vitin 2018, kur votuan 64,4 për qind dhe më e ulët në krahasim me vitin 2020, kur 81,1 për qind e votuesve ushtronin të drejtën e votës.
Në Tivat, deri në mbylljen e qendrave të votimit, kishin votuar 64.74 për qind e votuesve të regjistruar. Pjesëmarrja në Kollashin në 34 vendvotime deri në orën 20 ishte 75,27 për qind, ose 4.589 persona, njoftoi KKZ. Në Plevle, dalja totale në zgjedhjet e sotme është 70.52 për qind, njoftoi KKZ. KKZ pret që rezultatet e para preliminare t’i ketë nga ora 21:30 deri në ora 22:00.
Sipas të dhënave të Qendrës për Tranzicion Demokratik, në 101 nga 208 qendra votimi të përpunuara, lëvizja “Të gjithë për qytetin tonë” ka fituar 40 për qind; Lëvizja “Evropa Tani” – 21 për qind; “Për të ardhmen e Podgoricës” – 17.7 për qind; “Podgorica mundet, ky është qyteti ynë” – 6 për qind; lëvizja “Preokret” – 1,8 për qind; “Shkojmë o njerëz” – 10,6 për qind; “PSP (SNP)” – 2,7 për qind dhe lista serbe “Svetosavska” – 0,2 për qind.