Shkakton kokëçarje: A e dini se çfarë do të thotë kjo shenjë e trafikut?

Kjo shenjë nuk mund të shihet kudo.

Shenja të trafikut të cilat shoferët nuk kanë pasur rastin t’i shohin mund t’u shkaktojnë goxha kokëçarje gjatë udhëtimit me automjet.

Një ndër këto shenja të cilat i mundojnë shoferët është edhe shenja e trafikut me shigjetë ngjyrë portokalli në bazë të bardhë me rreth të zi e cila mund të gjendet në Gjermani, transmeton Telegrafi.

Kjo shenjë do të mund të korrespondonte me shenjën vendore e cila është e njohur si shenjë e devijimit.

Megjithatë, në vend të asaj shenje, e cila kërkon shprehimisht një shmangie nga rruga e caktuar, zakonisht për shkak të punimeve, kjo shenjë gjermane paraqet vetëm një sugjerim.

Shenja e komunikacionit me shigjetë të portokalltë vendoset në dalje të autostradave pranë tabelave rrugore për vende të caktuara dhe i sugjeron rrugët alternative në të cilat potencialisht ka më pak tollovi trafiku.

Kjo shenjë e riorientimit është shënuar në mënyrë diagonale e vizatuar me shigjetë të portokalltë.

Kjo shenjë trafiku nuk mund të shihet kudo, sepse kërkon rrjet të dendur mjaftueshëm të rrugëve. Pra mund të shihet shpesh në rrugët në zonat e qytetit Rajna-Rur. /Telegrafi/

SHARE