SACHEZ: EVROPA TË KRIJOJË PAVARËSI ENERGJITIKE

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë thirrje që Europa të jetë e pavarur nga energjia pas ndërprerjes së furnizimeve me gaz rus. Sipas Sanchez, regjimi i Vladimir Putin po përdor burimet e Rusisë si armë dhe ‘shantazhon të gjithë botën’ duke krijuar një krizë energjetike. “Një krizë energjetike e nxitur nga një autokrat, i gatshëm për të bërë gjithçka, për të përdorur çdo instrument si armë lufte për të mbetur në pushtet. Është e qartë se kriza jonë aktuale energjetike na shtyn me vendosmëri drejt modeleve të energjisë që janë shumë më të qëndrueshme, duke reduktuar varësinë tonë dhe për rrjedhojë duke na bërë më elastikë. Diversifikimi, elektrifikimi dhe dekarbonizimi i energjisë është jetik për të shmangur që disa vende të përdorin burimet e tyre si armë lufte, , duke shtuar se rritja e inflacionit dhe rrezikimi i rimëkëmbjes së nevojshme të shumë ekonomive që kanë vuajtur realisht si pasojë e pandemisë”. Pas ndërprerjes në furnizimin me gaz natyror rus pas pushtimit të Ukrainës dhe sanksioneve të mëvonshme kundër Rusisë, shumë vende evropiane po përballen me mungesa të mundshme të gazit që do të ndikonte gjithashtu në energjinë elektrike të prodhuar nga termocentralet me gaz gjatë dimrit.

SHARE