PAVARËSISHT KRIZËS ENERGJITIKE, BELGJIKA MBYLL REAKTORIN BËRTHAMOR

Belgjika më 23 shtator ka vazhduar me planin për të mbyllur një reaktor bërthamor, pavarësisht thirrjeve që ta rimendojë këtë vendim për shkak të frikës se mund të ketë reduktime të rrymës gjatë këtij dimri. E gjendur midis Francës, që varet nga energjia bërthamore dhe Gjermanisë të varur nga gazi dhe qymyri, Belgjika varet për gjysmën e kërkesës së saj për rrymë nga shtatë reaktorë të vjetruar bërthamorë që operohen nga Engie, kompani franceze. Mbyllja e një prej katër reaktorëve në centralin Doel, në afërsi të Antverpit, është hapi i parë i vendimit të vitit 2003 që shteti të heqë dorë krejtësisht nga reaktorët bërthamorë deri në vitit 2025. Në shkurt, edhe një reaktor në centralin në Tihang, 50 kilometra larg kufirit me Gjermaninë, u mbyll, pasi për dekada me radhë aktivistët kanë kërkuar që Gjermania të ndalë prodhimin e energjisë përmes centraleve bërthamore. Te të dy këta reaktorë më 2012 u gjet se ka disa vrima në disa njësi, që detyroi autoritetet t’i hiqnin jashtë përdorimit.

SHARE