PËRMES VEPRIMIT UNIK, MBROJMË FËMIJËT NË INTERNET

Duke vepruar së bashku në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, ne kontribuojmë në mbrojtjen e grupeve më të cenueshme, veçanërisht fëmijëve tanë në mjedisin e internetit, tha drejtori i Administratës së Policisë, Zoran Brrgjanin. Ai e tha këtë sot në Budva, duke hapur konferencën e Shoqatës së Shefave të Policisë të Vendeve të Evropës Juglindore mbi krimin kibernetik, e cila u organizua në kuadër të kryesisë së Administratës Policore të Malit të Zi nga ajo Shoqatë. Drejtori i Policisë së Malit të Zi shtoi se me veprim të përbashkët të të gjithë aktorëve, partnerëve ndërkombëtarë, kolegëve nga fusha dhe shoqërisë civile, po ndërtojnë një rrjet profesionistësh të cilët do t’u përgjigjen sfidave moderne të sigurisë, veçanërisht atyre që nuk njohin kufij. Në conference muaren pjesë, përfaqësues të Rumanisë, Republikës Srpska, Bosnje e Herzegovinës, Moldavisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë.  

SHARE