POTENCIAL PËR FORCIMIN E DIALOGUT DHE BASHKËPUNIMIT

Me vazhdimësinë e bashkëpunimit cilësor në fushat e mbrojtjes, sigurisë, reformës në administratën publike, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, ka potencial shtesë për forcimin e dialogut politik dhe përmirësimin e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë dhe investimeve të Malit të Zi dhe Britanisë së Madhe. Kjo u vlerësua në takimin midis Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe Ambasadorit të sapoemëruar të Malit të Zi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, Vlladimir Beratoviq. Gjukanoviq dëshiroi sukses në kryerjen e misionit diplomatik në MB dhe vuri në dukje traditën e gjatë të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë proceseve tona të integrimit, të forcuara nga aleanca e NATO-s, thuhet në deklaratë.

SHARE