Kryeministri në largim Dritan Abazoviq pohon se mund të konstatohet se siguria në Mal të Zi është në nivel të kënaqshëm.
Këtë e ka bërë të ditur Abazoviq në një takim me kryetarin e Sindikatës së Administratës Policore të Malit të Zi, Mlladen Shushkavçeviq.
Abazoviq theksoi se gjendja e përmirësuar financiare e policëve është një formë mirënjohjeje për sigurinë dhe mbrojtje që të gjithë qytetarët e Malit të Zi ndiejnë çdo ditë.
Duke theksuar se Sindikata e Drejtorisë së Policisë ka marrë mbështetje vetëm nga drejtuesit dhe anëtarët e Qeverisë së 43-të, Shushkavçeviq pret që të marrë ndihmë nga qeveria për zgjidhjen e çështjes së banimit për punonjësit e Policisë.
“Sindikata jonë deri më tani ka ndërtuar më shumë se 570 apartamente për punonjësit tanë dhe nuk do të ndalet me kaq”, tha Sushkavçeviq.
Ai shtoi se ka plane dhe lokacione në disa komuna malazeze ku me ndihmën e Qeverisë së shpejti mund të fillojë puna.
“Qeveria ka një vullnet të mirë për të ndihmuar dhe ne do të ndihmojmë në çfarëdo mënyre që mundemi. Ne dëshirojmë që njerëzit të kenë një çati mbi kokën e tyre, sepse e meritojnë”, përfundoi Abazoviq.