Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) kanë përfunduar analizën PCR të 487 mostrave për koronavirusin e ri në 24 orët e fundit, ndër të cilat 97 rezultate ishin pozitive, njoftoi ISHP.
Mostrat u dërguan për testim nga territori i komunave:
Podgoricë: 61
Nikshiq: 15
Kotor: 10
Rozhaj: 3
Plevle: 2
Tivat: 1
Herceg Novi: 1
Tivar: 1
Ulqin: 1
Danillovgrad: 1
Guci: 1
Një vdekje u raportua në një person nga Podgorica që është trajtuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.
“Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit si shkak i Covid19 është 31. Është raportuar rikuperimi në 42 raste të infeksionit, kështu që numri i përgjithshëm i të shëruarëve është 223,” thuhet në deklaratë.
Aktualisht në Mal të Zi, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid 19 është 1991.