GJENDJA E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE NË ULQIN ËSHTË E FAVORSHME

Gjendja e rendit dhe qetësisë publike në komunën e Ulqinit është e favorshme, është theksuar nga takimi i ministrit të Punëve të Brendshme Filip Axhiq me shefin e Departamentit për Siguri të Ulqinit. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se në kuadër të aktiviteteve që punonjësit e OB Ulqinit janë duke i ndërmarrë në vazhdimësi, është theksuar nevoja për intensifikimin e veprimeve proaktive gjatë muajve të verës. “Në takimin me kryetarin e komunës u diskutua për gjendjen aktuale të sigurisë në komunën e Ulqinit dhe u konstatua se gjendja e rendit dhe qetësisë publike është e favorshme”, thuhet në komunikatë. Axhiq theksoi rëndësinë e punës parandaluese dhe përmirësimin e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, që në të njëjtën kohë kontribuon në afirmimin e rolit të policisë dhe forcimin e besimit të qytetarëve. Ai ka vizituar Degën për Çështje Administrative, Shtetësi dhe të Huaj Ulqin dhe ka biseduar me zyrtarët.  Ministria e Brendshme tha se përkundër numrit të shtuar, zyrtarët kanë arritur t’i zgjidhin kërkesat e qytetarëve dhe turistëve në kohën më të shkurtër të mundshme. “Kjo konfirmon se Ministria e Brendshme është e orientuar drejt cilësisë së shërbimit, duke pasur parasysh që të gjithëve u garantohen të drejta të barabarta”, thuhet në deklaratë.

SHARE