Termini i parë i mundshëm i fillimit të dialogut të paralajmëruar ndërmjet pushtetit dhe opozitës kushtuar zgjidhjeve për të cilat nevojitet shumica e 2/3 ose e 3/5 është 6 korriku, ka theksuar kryetari i parlamentit Aleksa Beçiq. Ai në Tuiter ka theksuar se sot e përfundon vizitën në Turqi dhe pjesëmarrjen në seancën parlamentare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe ka përkujtuar se nesër fillon seanca e veçantë e parlamentit kushtuar Orës së kryeministrit . Po ashtu ai ka paralajmëruar se në javën e ardhshme shkon për vizitë disaditëshe në Bruksel.