ISHP: EDHE DY PERSONA POZITIV ME KORONAVIRUS NË ULQIN

Analizat e Institutit të Shëndetit Publik treguan se edhe dy persona të tjerë nga Ulqini janë pozitiv me koronavirus.

Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i të infektuarve me këtë virus në territorin e kësaj komune shkoi në tre.

Siç shtojnë nga Instituti, në Mal të Zi momentalisht janë aktiv 43 raste me COVID 19.

Situata sipas komunave:

Rozhaj: 16
Podgoricë: 12
Berane: 3
Ulqin: 3
Budva: 3
Cetinje: 2
Tivar: 2
Bijello Pole: 1
Danillovgrad: 1


SHARE