Pse nuk duhet të flini në aeroplan gjatë aterrimit apo nisjes

Fjetja gjatë qëndrimit në aeroplan ndodhë shumë shpesh.

Nevoja për të fjetur në aeroplan mund të vjen si pasojë e lartësisë apo shtypjes, dhe ju mund të flini pavarësisht sa jo komode mund të jenë karriget.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të përpiqeni të mos flini gjatë kohës që aterroni apo kur aeroplani fillon të niset.

Gjatë këtyre fazave të fluturimit, shtypja e ajrit ndryshon në mënyrë të shpejtë dhe nëse nuk jeni të gatshëm kjo mund t’i shkaktojë dëme timpaneve të veshit, transmeton Telegrafi.

Zakonisht në veshë ka një flluskë ajri që ka presion të njëjtë sikurse edhe ajri i jashtëm, por kur ndodh ndryshimi i presionit të ajrit, atëherë personi ndien se si ajri shtyp timpanet e veshëve.

Këtë e ka konfirmuar Angela Chalmers, farmaciste britanike, e cila njëkohësisht sugjeron që të hani çamçakëz apo të pini ujë gjatë këtyre fazave.

Gjithashtu, aftësia për të parë nga dritarja ka tendencë të relaksojë disa pasagjerë. /Telegrafi/

SHARE