QEVERIA SHQIPTARE DORËZON PROJEKTIN NË KUVEND / HEKURUDHA ME MALIN E ZI PËRFUNDON NË VITIN 2030

Qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin e huasë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit.

Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, punimet parashikohet që të fillojnë në fund të këtij viti dhe të zgjasin gjashtë vjet.

Relacioni parashikon që ndërtimi i hekurudhës të përfundojë në fund të vitit 2030.

Aty parashikohet që shpejtësia e lëvizjes së trenave të jetë deri në 120 kilometra në orë, linja hekurudhore do të jetë elektrike, do të ketë 12 stacione përgjatë saj, një tunel 320 metra dhe vepra të tjera arti.

Sipas projektit, parashikohet që linja hekurudhore të përdoret nga 2.3 milionë pasagjerë në vit dhe të transportojë gati 900 mijë tonë mallra.

Për këtë projekt, BERZH do të financojë 125 milionë euro, ndërsa kostoja totale e hekurudhës parashikohet që të tejkalojë 250 milionë euro.

Projekti kalon përgjithësisht në gjurmët e hekurudhës ekzistuese, por në disa segmente sfidë është prishja e ndërtimeve pa leje.

SHARE