MAQEDONIA ZGJEDH PRESIDENTIN / SOT HESHTJE ZGJEDHORE, 7 KANDIDATË NË GARË

Sot Maqedonia e Veriut është në heshtje zgjedhore, pasi më 24 Prill do të votohet për presidentin e ri të vendit. Në garë gjithsej janë 7 kandidatë. Stevo Pendarovski i mbështetur nga partia në pushtet synon të marrë një mandat të dytë në këto votime.

Partia më e madhe opozitare, VRMO-DPMNE rikandidon sërish me  Gordana Siljanovska Davkova. Në zgjedhjet presidenciale konkurrojnë edhe dy kandidatët shqiptarë, Bujar Osmani i mbështetur nga BDI dhe disa parti të koalicionit Fronti Evropian.

Arben Taravari është kandidati tjetër nga partitë shqiptare. Procesi i votimit nis në ora 7 e mëngjesit dhe mbyllet në ora 19.00. Të drejtë vote në zgjedhjet e shtata presidenciale kanë mbi 1.8 milionë votues. Për mbarëvajtjen e procesit janë ngritur 3480 qendra votimi.

Ky do të jetë raundi i parë i votimit, pasi raundi i dytë parashikohet të mbahet më 8 maj. Për herë të parë ai përkon në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare. Raundi i parë presidencial shihet edhe si test paraprak zgjedhjet parlamentare.

SHARE