Komisioni i Parlamentit Evropian për liritë civile, drejtësi dhe punë të brendshme ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Siç njofton Bashkimi Evropian, ky vendim ka marrë shumicën e nevojshme në këtë komision parlamentar me 47 vota pro, 8 kundër dhe 4 abstenime.
Çështja e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës pritet që të miratohet në seancë plenare në Parlamentin Evropian në prill të këtij viti.
Ndërsa, pas këtij votimi, vendimi do të nënshkruhet dhe botohet në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian që është hapi i fundit para se një gjë e tillë të hyjë në fuqi.