NE DO TË VAZHDOJMË TË NDIHMOJMË POPULLIN UKRAINAS

Mali i Zi, së bashku me partnerët evropianë, do të vazhdojë të ofrojë ndihmë politike, financiare dhe humanitare për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm Gjorgje Radulloviq në Forumin Humanitar Evropian në Bruksel. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, ai tha se Mali i Zi është i vendosur të tregojë solidaritet me gjithë zemër me Ukrainën. “Ne besojmë se mbështetja në kuadrin ndërkombëtar është e rëndësishme, ashtu si ndihma humanitare, e cila në kohë të vështira është një akt i domosdoshëm njerëzimi dhe dhembshurie,” tha Radulloviq.  Prandaj, Mali i Zi, siç tha ai, ka ofruar ndihmë financiare, por edhe në formë të pajisjeve. Siç tha Radulloviq, duke pasur parasysh se njerëzimi nuk njeh kufij, Mali i Zi do t’u ofrojë mbështetje të gjithë ukrainasve që kërkojnë strehim të sigurt.

SHARE