GJELOSHAJ: KOMUNA E TUZIT NË KOORDINIM ME KRYQIN E KUQ DO T’IU NDIHMOJË ATYRE QË KANË NEVOJË

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Malit të Zi do t’iu ofrojë ndihmë atyre që kanë nevojë.
Në postimin e plotë të Gjeloshaj në rrjetin social Facebook thuhet: “ Qytetarë të nderuar,
Ju njoftojmë se Komuna e Tuzit në koordinim me Kryqin e kuq të Malit të Zi, është duke bërë përpjekje t’iu ofrojë ndihmë atyre të cilëve kjo iu nevojitet më së tepërmi. Lidhur me këtë, i lusim qytetarët, ata të cilëve iu nevojitet ndihma që t’i drejtohen Ekipit komunal në nr. 020/875-167, ashtuqë mos të ndodh që pjesa më vulnerable e popullatës të mbesë e pakujdesuar me nevojat elementare. Nuk ka vend për panik, jemi këtu që t’u ndihmojmë më të rrezikuarve! Le të mbisundojë arsyeja, të kujdesemi për njëri tjetrin!

#qëndronështëpi

NGJ”, deklaroi Gjeloshaj.

SHARE