MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE KA MARRË NJË OPINION POZITIV NË PARIM NGA KE PËR LIGJIN PËR NËPUNËSIT CIVILË DHE TË PUNËSUARIT

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministria e Administratës Publike ka marrë një opinion pozitiv në parim nga KE për Ligjin për nëpunësit civilë dhe të punësuarit, që është një sukses i madh për departamentin e tyre dhe kthim në praktikën e transparencës, besueshmërisë dhe respektimit të praktikave evropiane, njoftoi ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.

“Ne morëm rekomandime të dobishme në lidhje me nivelin e kualifikimeve arsimore për pozitat individuale, statusin e inspektorëve dhe vazhdimësinë e mandatit të menaxhmentit të lartë”, theksoi ai.

Ai rikujtoi se ky ligj, për shkak të ndryshimeve të shpeshta, dhe në periudhën e kaluar pa procedurat dhe transparencën e nevojshme, ishte objekt i kritikave nga BE-ja, por edhe nga institucionet e shoqërisë civile në Mal të Zi.

“E sigurojmë opinionin se Ministria e Administratës Publike do të harmonizojë të gjitha rekomandimet në masën më të madhe të mundshme me opinionin e KE-së dhe shumë shpejt do ta dërgojë ligjin për procedurë të mëtutjeshme në Qeveri dhe Kuvend”, tha Dukaj.

SHARE