SHPORTA MINIMALE E KONSUMIT NË DHJETOR 800 EURO

Sipas të dhënave të Monstat, vlera e shportës minimale të konsumit për muajin dhjetor ishte 800.2 euro, që është 0.1 për qind më shumë se në nëntor. “Nga vlera totale e shportës minimale të konsumit, shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike arritën në 376,8 euro, që është 0,3 për qind më shumë se në muajin nëntor”, thuhet në njoftim. Statisticienët thanë se shpenzimet për produkte dhe shërbime joushqimore arritën në 423.4 euro, që është një rënie prej 0.2 për qind krahasuar me muajin nëntor.

SHARE