FAJON: PA GJYKATËN KUSHTETUESE NUK KA ZGJEDHJE TË NDERSHME, BE-ja NUK DËSHIRON TË NDËRPRESË NEGOCIATAT

Për Malin e Zi ekziston rrezik serioz i ndalimit të negociatave për anëtarësim, gjë që askush në Bashkimin Evropian nuk e dëshiron, tha ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon. “Ne presim të shohim nëse Mali i Zi do të ketë sukses në emërimin e gjyqtarëve të munguar, Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale. Në fillim të shkurtit do të ketë një tentativë të gjashtë, nëse edhe atëherë nuk ka sukses, ekziston rreziku i madh që Mali i Zi të devijojë seriozisht nga rruga e tij evropiane, për të cilën po paralajmërojmë për shkak të krizës së thellë politike,“ theksoi Fajon. Ajo shton se pa Gjykatën Kushtetuese është e vështirë të imagjinohen zgjedhje të drejta dhe të përshtatshme presidenciale dhe parlamentare, prandaj kjo përpjekje është vendimtare për përparimin e Malit të Zi. „Ekziston një rrezik serioz që ne mund të ndalojmë negociatat e anëtarësimit, të cilat askush në BE nuk e dëshiron. Kjo është arsyeja pse BE-ja po e ndihmon Malin e Zi të ndërmarrë këto hapa. Në këtë moment nuk dua të flas për këtë, sepse jemi në pritje të përfundimit të procedurës që është në proces të dëgjimit të kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, prej të cilëve janë më shumë se më parë. Tani për tani nuk po flasim për atë skenar, sepse pritshmëria është që Mali i Zi ta bëjë atë hap për faktin se zgjedhjet presidenciale janë caktuar për në mars”, tha Fajon.

SHARE