OKB: GJYSMË MILIONI NË GAZA JANË PA USHQIME

Një raport i OKB-së ka arritur në përfundimin se më shumë se gjysëm milionë njerëz në Gaza vuajnë nga uria për shkak të pamjaftueshmërisë të ushqimit, që prej shpërthimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Nisma për Klasifikimin e Sigurisë Ushqimore, e mbështetur nga OKB-ja tha në një raport të enjten se luftimet, “përfshirë bombardimet, operacionet tokësore dhe rrethimin e gjithë popullsisë”, kanë shkaktuar “nivele katastrofike” të pasigurisë të mprehtë ushqimore.

Kryekomisioneri i Programit Botëror të Ushqimit, Arif Husain paralajmëroi se nëse intensiteti i luftës do të vazhdojë në nivelet e njëjta dhe dërgimi i ndihmave ushqimore nuk rifillon, popullsia mund të përballet me një zi buke brënda 6 muajve të ardhshëm.

IPC tha se më shumë se 1 në 4 familje përballen me urinë e skajshme, e ky numër do të shtohet nëse nuk rivendoset qasja tek ushqimet bazë.

SHARE