Shumëkush e përdor çantën e gabuar të dhuratave

Nëse nuk mund t’ia dilni për të mbështjellë një dhuratë, atëherë një qese është alternativa më e mirë. Megjithatë, ato nuk i fshehin shumë mirë dhuratat.

Periudha e Vitit të Ri është koha e dhënies së dhuratave, kur shumë njerëz duan të lumturojnë të dashurit e tyre me diçka. Prandaj, blejnë dhurata që duan t’i paketojnë bukur.

Megjithatë, nëse nuk jeni të mirë në mbështjelljen e dhuratave dhe preferoni të përdorni një qese dekorative, kjo këshillë do të thotë shumë për ju.

Një femër zbuloi “mënyrën e duhur” për të përdorur një qese dekorative dhe me këshillën e saj ajo do të mbyllet.

Përdoruesja e TikTokut, Romina, ndau një truk të dobishëm me 19 milionë ndjekësit e saj. Ndoshta edhe ju jeni duke i përdorur gabimisht qeset e dhuratave gjatë gjithë kohës.

Duke demonstruar mënyrën ‘e saktë’, Romina ka thënë: “Merreni çdo skaj dhe kalojeni nga vrima e kundërt ashtu siç po ju tregoj”. Pasi ta keni përfunduar këtë hap, gjithçka që duhet të bëni është të tërhiqni dorezat nga të dyja anët për të mbyllur çantën. Për më tepër, Romina përdori doreza fjongo që kishin pjesën plastike.

Videoja që Romina postoi në TikTok mblodhi mbi 1.7 milionë pëlqime dhe i la shikuesit të habitur. Shumë e falënderuan, sepse nuk u shkonte mendja se mund ta bënin diçka të tillë, madje disa me shaka thanë se mësojnë më shumë në TikTok sesa në shkollë. /Telegrafi/

SHARE