MBËSHTETET KOMPENSIMI I NËNAVE

Komisioni Legjislativ dha dritën jeshile për Ligjin për Kompensimin e ish-përfituesve të kompensimeve në bazë të Lindjes së tre ose më shumë fëmijëve të propozuar nga Mali i Zi Demokratik. Pro votuan deputetët e mazhorancës. Deputetja e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) Marta Shqepanoviq tha se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar katër vite më parë se një ligj i ngjashëm nuk ishte në përputhje me Kushtetutën sepse normat ishin diskriminuese dhe kërkoi një shpjegim se si ata mendonin të kompemsimin e përfitueseve. Deputeti demokrat Vlladimir Martinoviq  tha “Do t’ia kthejmë, ti pëlqejë apo jo dikujt”, duke shtuar se propozimi ka përcaktuar mjete në vlerë prej 25 milionë euro.

SHARE