INSTITUTI: REGJISTROHEN 308 RASTE TË REJA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 308 raste të reja pozitive me koronavirus, ndërsa ka ndërruar jetë një pacient nga Nikshiqi, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Siç është bërë e ditur, në 24 orë janë shëruar 160 pacientë. “Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni Covid-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë është 2,381”, sipas ISHP. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 1,877.

SHARE