Kryetari i Këshillit për Reformën Zgjedhore dhe reformave tjera Legjislative, Branimir Gvozdenoviq, u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe konstruktive në punën e këtij trupi punues.
Ai theksoi se edhe nëse të gjitha partitë politike nuk i përgjigjen pozitivisht kësaj thirrje, Këshilli do të vazhdoi punën e vet.
“Dialogu në Këshillin për reformë të mëtejshme të Legjislacionit Zgjedhor dhe reformave tjera, duhet të vazhdojë, sepse ky trup punues ka një plan ambicioz pune që është i rëndësishëm për rrugën e mëtejshme evropiane të Malit të Zi dhe kjo është një mundësi për të ftuar të gjitha partitë parlamentare për të marrë pjesë aktive dhe konstruktive në punë.
Edhe nëse nuk i përgjigjen thirrjes të gjitha partitë parlamentare, ne si aktorë përgjegjës në skenën politike, duke parë interesin e Malit të Zi dhe të çdo qytetari të vendit tonë, do të vazhdojmë të punojmë”, deklaroi për gazetën “Pobjeda”, Gvozdenoviq.